Lo Celso, zyrtarisht i Betisit

17 prill 2019 | 10:57

Giovani Lo Celso është zyrtarisht një lojtar i Real Betisit. Klubi nga Spanja ka zyrtarizuar marrëveshjen e arritur me PSG-në për ta ushtruar opsionin e blerjes së lojtarit për 22 milionë euro, të cilin e morën në formë huazimi.

“Real Betisi ka ushtruar opsionin e blerjes për Giovani Lo Celso nga Paris Saing-Germain. Klubi ka negociuar me klubin francez për ta përfunduar transferimin e mesfushorit argjentinas, i cili do të firmosë kontratë të re deri në vitin 2023”, shkroi klubi spanjoll në deklaratën zyrtare.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Prishtinë është duke u mbajtur Forumi i Nivelit të…