Lobi Shqiptar mban konferencë ndërkombëtare me investitorë të huaj

02 maj 2021 | 20:20

Nën organizimin e Lobit Shqiptar, është mbajtur konferenca ndërkombëtare e investorëve potencialë, nga kompani të shumë vendeve sikurse Gjermania, Izraeli, Italia, Rumania etj.

Kjo konferencë u mbajt nëpërmjet platformës online nën moderimin e dr. Teuta Nunaj dhe nën drejtimin e presidentit dhe themeluesit të Lobit Shqiptar, Skenderbeg Klaiqit, si dhe udhëheqësit të departamentit për çështje ekonomike të kësaj organizate, Përparim Nishori.

Në këtë konferencë morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve nga Republika e Kosovës: zëvendëskyeministri Besnik Bislimi, ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, zëvendësministri për Financa Ilir Kapiti, kryetari i Komisionit për Diasporë Haki Abazi, përfaqësues nga Medvegja Muharrem Salihu.

Edhe pse ishin të ftuar përfaqësuesit nga shtetet të rejonit si Mali i Zi, Maqedonia, ku disa kishin konfirmuar, për shkaqe të panjohura, nuk ishin pjesë e kësaj konference.

Pas pyetjeve të bëra dhe përgjigjet e marra si nga ana e pjesëtarëve të diasporës, po ashtu investorëve potencialë të huaj, të cilët edhe prezantuan disa nga projektet e tyre, u ndanë të kënaqur me gatishmërinë e pjesëtareve të Qeverisë së Republikës së Kosovës per bashkëpunim.

Pati edhe nga ta, të cilët kanë projekte konkrete në fusha të minierave, bujqësisë, turizmit, infrastrukturës, mjekësisë, që duan të fillojnë menjëherë nga puna, por sa të bëjë hapat konkret Qeveria e Kosovës në konkretizimin e realizimit të tyre.

Vlen të përmendet që projektet dhe investitorët potencialë që ishin prezentë, mund të kapin shifren e qindra miliona eurosh, duke mos i llogaritur projektet e minierave dhe infrastrukturës.

Në fund të këtij takimi u konkludua se konferenca rezultojë e suksesshme edhe pse u mbajt online, duke theksuar se mungon edhe kontakti fizik, që nganjëherë është i nevojshëm gjatë bisedave për biznes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e pazakontë është filmuar në një karburant. Pamjet…