Lojërat Olimpike mund të anulohen tërësisht

21 maj 18:42

Çështja e zhvillimit të lojrave Olimpike të Tokios në vitin 2021 po kthehet tashmë në një debat.

Kryeministri i Japonisë ka deklaruar se ato mund të shtyhen sërish nëse nuk normalizohet situata e shkaktuar nga koronavirusi. Në një intervistë për BBC Sport, Presidenti i komitetit të Lojërave Olimpike, Tomas Bach shprehet se lojërat në Tokio do të anulohen përfundimisht nëse vendi nuk është i gatshëm që t’i zhvillojë ato në 2021.

Ai shprehet se vera e ardhshme është dhe mundësia e fundit që Japonia do të ketë për zhvillimin e Lojrave Olimpike. “Në njëfarë mënyre unë e kuptoj pozicionin e Japonisë.

Por nuk mund të punësosh 3 mijë ose 5 mijë persona për organizimin e lojërave” – shprehet ai për BBC Sport. Bach shprehet se riorganizimi i Lojërave Olimpike është një detyrë shumë e madhe dhe kërkon një angazhim të jashtëzakonshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksierët kosovarë do të kthehen në stërvitje në fillim të…