Lojtarët kërkojnë shkarkimin e Contes

20 mars 2023 | 16:04

Tottenham nuk po ngre kokë dhe duket se problemet për ta nuk kanë fund. Pas barazimit 3-3 me Southampton, Antonio Conte, trajneri i “Spurs”, shpërtheu para mikrofonave duke sulmuar rëndë drejtuesit dhe lojtarët e klubit anglez.

Duket se lojtarët nuk i kanë pritur mirë fjalët e teknikut Italia dhe sipas raportimeve nga mediet angleze, ata kanë kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të tij.

Para disa ditësh u bë me dije edhe pse jo zyrtarisht, se Conte do të mbyllte sezonin te Tottenham dhe më pas do të largohej, ndoshta në një rikthim të mundshëm tek Interi në Serie A. Me këtë situatë të tensionuar, largimi i tij mund të përshpejtohet. Thuhet se Conte mund të shkarkohet pas ndeshjeve të kualifikueseve të “Euro 2024”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Angelina Jolie nuk është thjesht një aktore e bukur dhe…