Lorenzo: Nuk largohem nga Ducati

18 prill 14:04

“Të gjithë e dinë se çfarë mund të bëj në pistë me motorin nëse ndihem mirë. Unë do të bëj më të mirën time për ta arritur maksimumin me Ducati”, u shpreh Jorge Lorenzo, që këtë sezon e ka nisur edhe më keq se ai i kaluari, duke grumbulluar vetëm një pikë pas dy garave të para.

Piloti spanjoll shprehet se ka një dëshirë, ta mbyllë karrierën me motorin italian. “Dua ta mbyll këtu karrierën, por dua edhe të ndihem komod kur garoj. Kush mendon se marrëdhënia ime me Ducatin ka ndryshuar gabon, është e njëjta situatë si dhe disa kohë më parë”, ka deklaruar Lorenzo.

Më tej, duke folur për paraqitjet e tij të 2018-s, piloti spanjoll shton: “Në pesë garat e fundit, me përjashtim të garës në Phillip Island, kam dueluar fort për të qenë mes pesë më të mirëve. Por, kjo nuk mjafton, pasi synoj fitoren e parë dhe për t’ia dal mbanë. Ndoshta duhet të ndryshoj diçka në përgatitjen time. Kam shtuar numrin e orëve në palestër, kam ndryshuar dietën, edhe pse për momentin kjo nuk po jep rezultate. Me Yamahan kam pasur marrëdhënie të mirë, por me Ducatin ende nuk ka ardhur suksesi i parë, edhe pse kam qenë shumë pranë tij”, ka shtuar Jorge Lorenzo.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjërat interesante na preson kudo. Ajo çka ne duhet të…