Loriana Kuka e fiton medaljen e bronztë në Portugali

29 janar 2023 | 19:46

Xhudistja kosovare Loriana Kuka e ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prixin e Portugalisë.

Loriana për medaljen e bronztë triumfoi ndaj koreanes, Jeongyun Lee, në kategorinë deri në 78 kilogramë, njofton Klankosova.tv.

Ajo e nisi shumë mirë garën këtë të diel, duke e mposhtur qiprioten Zanet Michaelidou, më pas Vanessa Chala, teksa ndaj Yelyzaveta Lytvynenko, në çerekfinale pësoi humbje.

Në repesazh, Loriana së pari e mposhti sllovenen Patricija Brolih, teksa ndaj Lee arriti ta rrëmbejë medaljen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atdhe Xharavina është një nga banorët e rinj të Big…