Lovreni pensionohet nga Kombëtarja e Kroacisë

23 shkurt 2023 | 16:18

“Ka ardhur koha ta them lamtumirën e fundit në kombëtaren kroate”, ka thënë  Lovren në një mesazh të publikuar nga Federata kroate e Futbollit.

Ai shtoi se mori këtë vendim “me zemër të hapur dhe pas shumë konsiderate”, shkruan AFP.

Karriera e 33-vjeçarit zgjati 14 vjet. Mbrojtësi kishte rol në Kupën Botërore të Kroacisë, përfshirë vendin e dytë në Rusi në vitin 2018 dhe vendin e tretë në Katar në vitin 2022.

Trajneri i kombëtares së Kroacisë, Zlatko Daliq e përshëndeti Lovren si “një nga drejtuesit e dhomave të zhveshjes”, i aftë për të “motivuar të gjithë ekipin”, i cili ishte “një luftëtar i vërtetë” dhe “lojtari që dëshironi të keni në radhët tuaja në çdo betejë”. “Në karrierën e tij, ai u përball me shumë kritika dhe mosbesim, por ai ishte gjithmonë një luftëtar i frikshëm që mund të jetë shumë krenar për atë që ka arritur”, ka deklaruar Daliq.

Qendërmbrojtësi u kritikua shumë vitin e kaluar, pasi ai u filmua duke kënduar një këngë kroate që përmban një slogan pro-nazist nga Lufta e Dytë Botërore, por Lovren këmbënguli se melodia “nuk ishte aspak fashiste”.

Lovren e filloi karrierën e tij në Dinamo Zagreb përpara se të transferohej jashtë vendit — fillimisht në Lyon dhe më vonë në Southampton, përpara një periudhe të paharrueshme në Liverpool, ku fitoi tituj në Premier League dhe Champions League.

Lovren më vonë kaloi tre sezone në Zenit në Shën Petersburg përpara se të kthehej në Lyon në janar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka…