Lucescu: Interi e fiton Ligën e Kampionëve  

12 maj 2023 | 15:09

Trajneri rumun Mircea Lucescu, një nga trajnerët më të suksesshëm të historisë së futbollit dhe trajneri aktual i Dinamos së Kievit, tregon se kush do të ngrejë në qiellin e kampionëve trofeun më të bukur për klube në Stamboll.

Ai sheh si favorit ekipin zikaltër, ish-klubin që ka drejtuar në të kaluarën.

“Më pëlqeu shumë Interi ndaj Milanit, më pëlqeu paraqitja e ekipit, por sidomos ‘zbulimi’ im, Mkhitaryan. E kam kuptuar që në fillim kur e stërvitja te Shakhtar Donetsk, e dija që do të arrinte këto nivele të larta, këtë fakt ia tregova dhe me mesazh atij. Unë besoj se Interi do të fitojë Ligën e Kampionëve, bëj tifo për ta dhe për historinë e klubit. Mendoj se, edhe në qoftë se përballë tyre do të jetë Manchester City, ata prapë do ta fitonin. Ku i dihet, finalja një ndeshje është”, është shprehur trajneri legjendar rumun.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet 14.05.2023 Punime në…