Lufta tregtare SHBA-Kinë ka ndikuar në rënien e bursës aziatike

26 gusht 2019 | 13:07

Tregjet aziatike të aksioneve kanë shënuar rënie ditën e hënë, si pasojë e përshkallëzimit të luftës tregtare në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar të premten për rritje të tarifave në të gjitha importet kineze të nisura drejt SHBA-së.

Ky njoftim ka ardhur pasi Pekini ka thënë se do të vendosë masa të reja dhe do të rrisë tarifat në importet amerikane në Kinë. Tregu i aksioneve në Hong Kong ka rënë për 3.2 për qind, në Shangai 1.3 për qind, dh në Japoni 2.3 për qind.

Të hënën, valuta kineze, ‘yuan’ është tregtuar rreth 7.5 kundrejt dollarit amerikan. Rënia e vlerës së kësaj valute, ka shtyrë më herët gjatë këtij muaji SHBA-në që ta konsiderojë Kinën “manipuluese të valutës”, duke shtuar tensionet në mes të të dyja shteteve. Dy ekonomitë më të mëdha në botë janë përfshirë në një betejë tregtare nga viti i kaluar, duke vendosur tarifa tregtare ndaj produkteve të njëra-tjetrës në vlerë të miliarda dollarëve.

Presidenti Trump ka akuzuar Kinën për praktika të padrejta tregtare dhe vjedhje të pronës intelektuale. Mirëpo në Kinë, ekziston bindja se SHBA-ja po synon t’i zvogëlojë këtij shteti zhvillimin që po përjeton.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liderët e Grupit të Shtatë vendeve më të idustrializuara (G7)…