Lukaku arrin marrëveshje me Interin

16 qershor 2019 | 12:20

Romelu Lukaku është gjithnjë e më shumë drejt transferimit tek Inter.

Ai më herët në një intervistë deklaroi se Antonio Conte, i cili tani drejton Interin është trajneri më i mirë në botë si dhe do donte që ai të luante me të.

Sipas medieve italiane transferta ka avancuar duke bërë që Lukaku dhe Interi të përfundojnë marrëveshjen mes tyre.

Sipas medieve italiane 26-vjeçari ka pranuar një kontratë deri në vitin 2024 ku do të përfitojë 6.6 milion paund + bonuse në vit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Apple pritet që të nxjerrë në treg iPhone 11, që…