Lukaku: Fajtorë ishim unë, Pogba dhe Sanchezi

22 gusht 2019 | 13:17

Romelu Lukaku ka goditur Manchester Unitedin për mos bërjen e mjaftueshme për ta mbrojtur atë në media dhe pretendon se ai, Paul Pogba dhe Alexis Sanchez vazhdimisht u bënë pre e sulmeve.

Reprezentuesi belg iu bashkua Interit para mbylljes së afatit kalimtar të Ligës Premier për një shifër prej 74 milionë eurosh, vetëm dy vjet nga transferimi i tij në “Old Trafford” nga Evertoni.

“Ata duhet të gjejnë dikë. Është Pogba, jam unë ose është Alexis. Të tre ishim të fajësuar gjatë gjithë kohës. Ata duhet të gjejnë dikë për të fajësuar. Unë e ngrita dorën time, pasi, këtë vit nuk mendoj se isha i vetmi që luajti keq. Shumë njerëz po luanin keq, por ata duhej të gjenin fajtorin. Nëse ata duan të më lënë fajin, ju e dini se çfarë, bëni atë, bëni atë që duhet të bëni”, ka thënë Lukaku.

“Mendoj se ekipi ka aq shumë potencial për të bërë gjëra të shkëlqyera. Ka shumë talent. Por nuk është vetëm talent; ju me të vërtetë duhet të ndërtoni një ekip”, ka shtuar Lukaku.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas ofertës së Barcelonës për Neymarin, e cila u refuzua…