Lukaku: Ibra më ka ndryshuar

22 mars 2019 | 17:27

Romelu Lukaku përkoi me Zlatan Ibrahimoviqin për një kohë të shkurtër në radhët e Manchester Unitedit.

Megjithatë, kjo nuk e ndaloi sulmuesin belg që të mësonte shumë nga suedezi. Lukaku ka folur, mes të tjerash, për figurën e Ibrahimoviqit, për cilësitë e tij si futbollist, edhe për natyrën konkurruese si njeri: “Në trajnim e kuptova se sa konkurrues ishte Ibrahimoviqi. Kjo më bëri të ndryshoja edhe vetë si futbollist. Kam mësuar shumë prej tij. Mos harroni se Ibra është një njeri me të cilin mund të argëtohesh shumë. Çdo gjë që kam mësuar nga Zlatani ishte e mahnitshme. Më ka treguar mjaft histori të tijat kur ishte tek Interi dhe Ajaxi”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) i Republikës së Maqedonisë së Veriut…