Lukaku kërkon të qëndrojë tek Interi, gati të ulë dhe pagën

27 maj 2023 | 16:36

E ardhmja e Romelu Lukakut mbetet ende e paqartë dhe nuk dihet se çfarë e pret atë pas përfundimit të sezonit. Sulmuesi belg është i huazuar nga Chelsea tek Interi dhe këta të fundit shpresojnë ta mbajnë edhe më gjatë lojtarin.

Sipas prestigjiozes “Gazzetta dello Sport”, 30-vjeçari e ka bërë të qartë se nuk dëshiron më të luajë në Premier League. Gjithashtu, Lukaku është i gatshëm të ulë pagën e tij për të qëndruar te zikaltrit.

Zikaltrit janë të gatshëm të paguajnë te Chelsea një shumë më pak se 8 milionë euro për Lukakun për ta mbajtur në huazim. Lukaku ka arritur të realizojë 13 gola dhe të asistojë 6 herë, në 34 ndeshje këtë sezon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i…