Lukaku, tifozëve të Interit: Ju dua, por më kuptoni

15 gusht 2021 | 13:57

Romelu Lukaku thyen heshtjen pas transferimit të tij nga Interi te Chelsea.

Sulmuesi belg ka përshëndetur ish-tifozët e tij me një postim në rrjetet sociale: “Faleminderit që më keni dashur si të isha një nga ju, kam vendosur të mos ju zhgënjej kurrë asnjëherë që kam veshur fanellën e Interit. Shpresoj ta kuptoni vendimin tim, është mundësia e jetës për mua. Ju dua, mbetet gjithmonë interist”.

Në mesazhin e tij, sulmuesi ka ripërshkuar dy vitet si interist: “Sezoni i parë është mbyllur në mënyrën më të vështirë të mundshme (humbja në finalen e Ligës së Evropës me autogol të vetë belgut), por më keni dhënë forcën për të vazhduar: kjo është arsyeja pse jemi shpallur kampion të Italisë”.

28-vjeçari ka shpjeguar më pas vendimin për t’u kthyer në Premier Ligë. “Shpresoj ta kuptoni vendimin për të shkuar te Chelsea. Është mundësia e jetës për mua dhe mendoj se në këtë moment të karrierës sime është rasti që kam ëndërruar gjithmonë”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Romelu Lukaku (@romelulukaku)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkrimtari e publicisti, Riza Greiçevci, ia ka dhuruar sot bibliotekës…