Lulzim Tafa nderohet me urdhrin “Yuri i shenjtë Fitimtar” nga Patriarku i Shenjtë i Ukrainës Filaret

05 tetor 2022 | 10:39

Patriarku i Shenjtë i Ukrainës Filaret e ka nderuar me urdhrin “Yuri i shenjtë Fitimtar” poetin Lulzim Tafa.

“Të nderuar miq, me dekretin Nr.702 Patriarku i Shenjtë i Ukrainës Filaret më paska nderuar me urdhrin “Yuri i shenjtë Fitimtar”. Patriarku është udhëheqësi shpirtëror i miliona Ukrainasve dhe personaliteti me ndikimin më të madh në Ukrainë, bashkë me Presidentin Zelenski. Para kësaj, unë jam nderuar edhe nga disa institucione akademike e kulturore atje. Unë nuk bëra asgjë për Ukrainën, vetëm shkrova disa vargje dhe iu drejtova poetëve me disa letra, kaq munda dhe kaq bëra. Fjala ishte e vetmja armë që kisha për ta drejtuar kundër kësaj lufte. Populli i Ukrainës po përjeton momente të vështira dhe duket se edhe fuqia e fjalës u ka mjaftuar për të më bërë gjithë këto nderime. Një mik imi poet në Kiev më tha se gjatë liturgjisë kryesore në lutjet e javës, në mesin e personaliteteve botërore, për të cilët besimtarët janë lutur atje, ka qene edhe emri im. Kjo më ka nderuar më shumë se çdo gjë tjetër”, ka shkruar në “Facebook” Tafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndodh këtë vit.…