Lumezi, Apostolovës: Po marrim veprime për përfundimin e rastit të veteranëve të UÇK-së

29 gusht 2018 | 17:40

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur të mërkurën në takim shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Kryeprokurori Lumezi ka njoftuar shefen e BE-së me funksionimin dhe efikasitetin e Prokurorit të Shtetit, duke theksuar se prokurorët janë të vendosur dhe të gatshëm që të kontribuojnë në forcimin e sundimit të ligjit, si dhe për t’u përballuar me sfidat që i ka ky institucion.

Gjatë këtij takimi Lumezi dhe shefja e BE-së, kanë diskutuar edhe për rastet të cilat janë të shenjëstruara nga Prokuroria për liberalizimin e vizave si dhe për rritjen e numrit të prokurorëve në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Kryeprokurori Lumezi ka theksuar se është duke u angazhuar për krijimin e ambientit të sigurt për të gjithë prokurorët e shtetit, që ata të funksionojnë në mënyrë efikase, profesionale dhe të pandikuar nga askush.

Gjithashtu, Lumezi ka potencuar se institucioni i Prokurorit të Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për përfundimin sa më të shpejtë të rastit të veteranëve, dhe dërgimin e akteve përkatëse në Gjykatën kompetente ashtu siç e përcakton Ligji.

Po ashtu, Lumezi është shprehur se nuk do të lejoj askënd që të ndërhyjë dhe në ndikoj në mënyrë të kundërligjshme në punën profesionale të Prokurorit të Shtetit, në ndjekjen dhe hetimin e rasteve individuale.

Ndërsa, shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka premtuar se BE-ja do ta vazhdojë ta përkrah institucionin e Prokurorit të Shtetit, në drejtim të forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Elozhet dhe mesazhet e ngrohta kanë qenë të shumta për…