“Lumir, më mirë vonë se kurrë”, Hyseni flet për pasojat e riparueshme nga Kurti e Osmani – përshendetë këndelljen e LDK-së

02 korrik 2023 | 20:42

Ish ministri Skender Hyseni, ka thënë se nga opozita para një viti është akuzuar “ndotje të diskursit politik”, kur ka paralajmëruar se Kurti dhe Osmani po e konfrontonin Kosovën me gjithë botën, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ja ku jemi sot, me pasoja të pariparueshme dhe tani ‘lufta’ do të jetë për të menaxhuar dëmet.

Përmes këtij postimi ai po ashtu ka thënë se e përshëndet këndelljen e LDK-së, duke iu drejtuar Abdixhikut se është më mirë vonë se kurrë.

Postimi i tij i plotë:

Këto ditë, po shof shumë të habitur me të bëmat e binomit Kurti-Osmani. Kishte nga opozita që më akuzonin për “ndotje të diskursit politik”, kur, para gadi një viti, paralajmeroja se këta, Kurti dhe Osmani po e konfrontonin Kosovën me gjithë botën. Ja ku jemi sot. Besa këtu jemi edhe me përkrahjen tuaj gjeneroze, dhe kalkulante!

Pasojat janë të pareparueshme tashmë. “Lufta” tani bëhet për të menagjuar dëmet.

Sidoqoftë, përshëndes këndelljen e LDK-së! Nëse kjo është e sinqertë?!

Lumir, më mirë vonë se kurrë!!!

S.H.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E tha me zë e figurë, ai që më së…