Lumni Salihu zgjedhet kryetar i Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Ferizajt

28 mars 2023 | 15:06

Shoqata e të Burgosurve Politikë, dega e Ferizajt ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor të saj ku edhe ka  zgjedhur kryetarin, nënkryetarin, sekretarin dhe kryesinë prej 9 anëtarësh.

Me unanimitet kryetar është zgjedhur Lumni Salihu, ndërsa nënkryetar Skender Ferizi dhe sekretar Fatmir Vata.

Po ashtu në këtë Kuvend janë zgjedhur edhe 9 anëtar të kryesisë së Shoqatës.

Ish të burgosurit politik shqiptarë, janë simbol i përkushtimit ndaj idealeve të lirisë, demokracisë dhe drejtësisë dhe padyshim kanë luajtur një rol të jashtëzakonshëm në përpjekjet shekullore të shqiptarëve për t’u çliruar dhe edhe sot janë një shembull përkushtimi e sakrifice për të rinjtë e brezat që do të vijnë, për ndërtimin e një ardhmërie më të mirë e më njerëzore.

Ata janë pjesë e historisë dhe kulturës së Kosovës si dhe shembulli më i mirë i përkushtimit ndaj idealeve dhe vlerave të lirisë, rezistencës dhe luftës çlirimtare.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me…