Lushtaku: Këtë qeveri mund ta rrëzojë vetëm populli

04 korrik 2023 | 21:17

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku ka thënë se nuk i frikësohen zgjedhjeve të reja në vend.

“Në çdo parti politike, sidomos në Parlamentin e Kosovës sigurisht që duhet të jetë gjithmonë e përgatitur që do të ketë zgjedhje sepse për një predikan të mirëfilltë besoj që çdo ditë është fushatë”, ka thënë Lushtaku në Debat Plus.

Lushtaku ka thënë se video e sotme e LVV-së është si çdo video tjetër , duke e konsideruar atë propagandistike.

“Këtë qeveri mund ta rrezojë vetëm populli. Kjo qeveri nuk ka asgjë tjetër pos propagandës, demagogji dhe me këtë qeveri nuk mund të ecim përpara si shtet dhe si Kosovë”, ka shtuar Lushtaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka falënderuar të rinjët kosovarë…