Lushtaku: Qeveria Kurti me mendësi autoritare, lufton secilin që mendon ndryshe

01 tetor 2022 | 12:40

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka kritikuar ashpër qeverinë e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti për mosekzekutimin e pagave për punëtorët grevistë.

Lushtaku thënë qeveria ka humbur arsyen, duke u shndërruar në qeveri me mendësi autoritare, që lufton secilin që mendon ndryshe.

“Për herë të parë që nga paslufta, një Qeveri e Kosovës i ndalë pagat për grevistët e sektorit publik! Pavarësisht krizës së madhe ekonomike dhe inflacionit, mësimdhënësit në Kosovë mbeten pa paga të muajit Shtator. Shumica e tyre kanë obligime kreditore në bankat e vendit. Kjo qeveri ka humbur plotësisht arsyen, duke u shndërruar në qeveri me mendësi autoritare, që lufton secilin që mendon ndryshe!”, ka shkruar Lushtaku në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Ditë më parë, më 28 Shtator 2022, u…