NË GJILAN NGA SHOQËRIA LËVIZJA U INJORUA UÇPMB

01 tetor 2022 | 12:13


Ismet Sylejmani

Ditë më parë, më 28 Shtator 2022, u mbajt një tubim në Sallën e Teatrit në Gjilan, nga ana e Shoqerisë “Lëvizja” me moton Lugina e Preshevës- Kosovë e paçliruar!

Vlenë të përmendet se në rreshtin e parë ishin ulur një varg i burrave të kombit tonë nga anë të ndryshme të Kosovës dhe viseve të saja, kontributi i të cilëve është i madh në luftën dhe përpjekjet e vazhdueshme për zgjidhjen e çështjes kombëtare dhe çlirimin e Kosovës me armë në duar nga Serbia pushtuese!

Por për qudi aty në rreshtin e parë në evenimentin e madh për Luginën e Preshevës nuk ishin të ulur ish-drejtuesit e lartë të UÇPMB-së siç është dashur të jetë, ish-Komandanti i Përgjithshëm i UÇPMB-së Shefket Musliu që ishte ulur në rendin e dytë ose pasardhësit e tyre, siç ishte djali i Përfaqësuesit Politik të UÇPMB-së Heroit të Kombit Jonuz Musliu, Shqiprim Musliu, që as ai nuk ishte në rreshtin e parë!
Në mes të rreshtit të parë meritonte si askush tjetër të ishte edhe deputeti i popullit shqiptar të Luginës së Preshevës, i famshmi Shqip Kamberi!

Derisa nderohet gjaku i derdhur për liri dhe njihen e pranohen Heronjtë dhe Dëshmorët e UÇPMB-së, atëherë duhet të pranohen dhe të nderohen edhe komandantët e asaj ushtrie, e cila ka shkruar faqe të lavdishme të luftës për liri të popullit shqiptar!

Themeluese e UÇPMB-së është LPK-ja dhe si e tillë ajo duhet të nderojë personazhet dhe personalitet e mëdha të luftës së armatosur çlirimtare të Luginës së Preshevës!

Është për të ardhur keq për këtë injorim, për këtë përbuzje dhe për atë papjekuri politike e nihiliste të manifestuar të veprimatarëve të asaj pjese të mbetur nën pushtimin serb, ndërkohë që falangat e rregjimit antishqiptar në Beograd, gëzohen dhe fërkojnë duart, kur shohin se si njerëzit e ish-LPK-së, me ndikim të madh në disa parti opozitare në Kosovë, sillen me kaq shumë mungesë protokolli kombëtar e politiko-ushtarak çlirimtar!

Por në fund nuk është aspak e quditshme pse ndodhë kjo, sepse Gjilani edhe në të kaluarën ka qenë arena qendrore e dy LPK-ve me adresë dhe pa adresë!

E kaluara e ka kultivuar përçarjen dhe veprimtarinë unifikuese, që mjerisht vazhdon edhe në ditët e sotme, kur Kosova është e çliruar nga Serbia pushtuese!

Gjilan, 30 Shtator 2022!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) sot…