Lushtaku tregon se kush merr vendime në PDK dhe se a do të kandidoj për kryetar të Skenderajt

11 janar 2021 | 21:35

Nënkryetari i PDK-së, Sami Lushtaku është deklaruar lidhur me situatën e cila është tani për tani në kuadër të partisë së tij si dhe udhëheqjes së saj.

Lushtaku ka thënë se kryesia e partisë dhe PDK-ja në përgjithësi është unike dhe e përgjegjshme për punën dhe angazhimin që ajo ka.

I pyetur nëse ai pyetet se çfarë po ndodhë dhe se çfarë duhet të ndodhë në PDK,a i tha se mendon se e kanë gabim pasi ai është thjeshtë pjesë e kryesisë së partisë.

“Kryesia dhe PDK është unike dhe e përgjegjshme për punën dhe angazhimin që ajo e ka. PDK ka zot shtëpie, kemi ushtruesin e detyrës dhe kemi kryesinë. Ai është aty, pra Enver Hoxhaj merr edhe vendime. Unë e besoj se s’ka anëtarë të kryesisë që nuk flasin mes vete, unë jam aty dhe e shoh se raportet mes PDK-së janë tepër të mira. Secili në PDK e përmbush njëri-tjetrin”, tha Lushtaku në intervistë  për Kallxo.com.

I pyetur nëse Hajredin Kuqi dhe Fatmir Xhelili po tërhiqen pak a shumë nga PDK, ai tha se ata janë tërhequr nga kandidimi për deputet, por jo nga PDK, pasi janë figura të rëndësishme të partisë.

“Edhe unë sikur të tjerët, si pjesë e kryesisë dmth pesha jem është kjo që është, nuk është ajo që thuhet unë nuk vendosi në PDK, unë jam njëri nga anëtarët e kryesisë. Ushtrues detyre është Enver Hoxhaj, ne jemi anëtarë të kryesisë”,shtoi ai.

Sami Lushtaku deklaroi se nuk do të jetë kandidat për deputet të Parlamentit të Kosovës dhe as për Kryetar të PDK-së.

“Nuk kandidoj, por do ta votoj PDK-në deri sa të kem frymën time. Do ta përkrahi me tërë qenien time Enver Hoxhajn në këto zgjedhje”, tha ai. Ai gjithashtu tha se do të kandidoj për kryetar të Skenderajt deh se asnjëherë s’ka qenë më i vendosur për këtë. Madje ai tha se e ka përkrahjen e plotë të PDK-së për këtë komunë.“Se kemi pritur kaq shpejtë rrëzimin e qeverisë, por ne e kemi bërë një strategjik që deri në fund të vitit ë dalin të gjithë kandidatët me emra mbiemra se kush do të kandidoj për kryetar të komunave. Kadri Veseli e ka përkrahur kandidimin tim sa ka qenë këtu. Janë disa projekte jetike që kanë për t’ u përfunduar në Skenderaj”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër të Kosovës, Enver Hoxhaj ka prezantuar ardhjen…