PDK-së i bashkohet ortopedi i njohur

11 janar 2021 | 21:25

Kandidati për kryeministër të Kosovës, Enver Hoxhaj ka prezantuar ardhjen e ortopedit të njohur dr. Skënder Ukaj, i cili sot i është bashkuar PDK-së.

Hoxhaj, duke i uruar mirëseardhje dr. Ukajt, ka theksuar se PDK-ja është parti e vlerave që gjithmonë i ka hapur dyert për intelektualët e vendit.

Postimi i plotë i Hoxhajt në Fb:

Partisë Demokratike të Kosovës sot i është bashkuar një ndër ortopedët më të njohur kosovar, Dr. Skënder Ukaj. Me një karrierë të shkëlqyeshme si profesionist shëndetësor, Dr. Skënderi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në promovimin e Kosovës gjithandej nëpër botë.

Ai është ligjërues i rregullt në shumë universitete botërore. Përvoja dhe suksesi i tij si ortoped të dalluar, ka bërë që ai të jetë anëtar i Asociacionit të Ortopedëve të Francës dhe anëtar i i Asociacionit Evropian të Artroplastikës.

Doktori që për shumë vjet trajtoi nevojat shëndetësore të mijëra qytetarëve të Kosovës, tani, me dijen dhe përvojën e tij, do të na ndihmojë në prezantimin e programit më të mirë për rimëkëmbjen e shëndetësisë dhe Republikës së Kosovës.

Prandaj, PDK, si forca ma serioze politike në vend, i ka gjithmonë dyert e hapura për profesionist dhe intelektual të dëshmuar si Dr. Skënderi.

Mirë se na vjen, Doktor!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani i…