LV-ja ankohet në PZAP për thyerjen e heshtjes zgjedhore nga Goran Rakiqi

29 nëntor 2020 | 13:55

Lëvizja Vetëvendosje është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore nga zëvendëskryeministri Goran Rakiq.

Kandidati i LV-së për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka pasur ankesa edhe për kandidatin e Listës Serbe, Milan Radejoviq, i cili sipas tij e ka mohuar shtetin e Kosovës dhe i ka ofenduar qytetarët.

“Shkelësit e ligjit nuk mund të qeverisin, ata që nuk njohin ligjet nuk sigurojnë zbatimin e tyre! Ata që i drejtohen Republikës së Kosovës me ‘Kosovo i Metohija’ nuk mund të përfaqësojnë qytetarët e këtij vendi. Kryetari i Listës Serbe, që njëherësh është zëvendëskryeministër, Goran Rakiq ka bërë thirrje të votohet Lista Serbe, duke thyer kështu ligjin për zgjedhje dhe heshtjen zgjedhore, ndërkohë kandidati për kryetar të veriut Radejoviq ka bërë një deklaratë që është në kundërshtim me ligjet në Kosovë, duke mohuar shtetësinë tonë dhe duke ofenduar qytetarët e pjesës veriore! Zyrtarët tonë ligjor kanë dorëzuar ankesën për shkeljen e heshtjes zgjedhore në PZAP”, ka thënë Atiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti nga Klina, Arb Manaj, ka shënuar edhe një tjetër…