Manaj, vendimtar në fitoren e Keciorengucut

29 nëntor 2020 | 13:53

Futbollisti nga Klina, Arb Manaj, ka shënuar edhe një tjetër gol në Turqi.

Në ndeshjen mes të Keciorengucut dhe Adana Demirsportit, 22-vjeçari ka gjetur rrugën drejt golit në minutën e 26-të të takimit, duke i dhënë epërsinë fillestare skuadrës së tij, 1-0.

Goli i Manajt doli të jetë vendimtar për fitoren e skuadrës së Keciorengucut.  Ishte ky goli i pestë për Manajn këtë edicion në Ligën e Parë të Turqisë, që prej transferimit të tij këtë verë nga Trepça ’89.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësi i muzeut Petofi në Budapest, një prej institucioneve më…