LV-ja fton në interpelancë ministrin e Arsimit dhe Shkencës

10 gusht 2020 | 17:14

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka iniciuar sot interpelancë për ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj.

Në njoftim e LV-së të publikuar në “Facebook”, kjo partia politike ka bërë me dije se interpelanca ka të bëj me gjendjen në sistemin e arsimit, planet dhe përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.

 

Njoftimi i plotë i LV-së:

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje inicoi interpelancë për ministrin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në lidhje me fillimin e vitit shkollor

Sot, Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka dorëzuar kërkesën për interpelancë ndaj ministrit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në lidhje me gjendjen në sistemin e arsimit, planet dhe përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.

Përkundër se vetëm edhe tri javë na ndajnë nga kur do të fillojë viti shkollor dhe akademik, kjo ministri nuk ka ndërmarrë thuajse asgjë për fillimin e vitit shkollor. Jemi tashmë shumë vonë me planifikim për fillimin e vitit shkollor. Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk ka paraqitur ndonjë plan dhe strategji për të garantuar realizimin e procesit mësimor, përfshirjen e të gjithë nxënësve në proces, si dhe mënyrën e zhvillimit të procesit mësimor në situatën në të cilën ndodhet vendi me COVID-19.

Gjatë gjithë pushimit veror, Qeveria nuk është parë të ketë bërë përgatitje për një proces arsimor në rrethana emergjente. Sfidat e ndryshme të organizimit të procesit online të arsimimit do të duhej të trajtoheshin për t’u shmangur me fillimin e vitit të ri shkollor. Nga adaptimi psiko-social i nxënësve me mënyrën online të vijimit të mësimit, trajnimi i mësimdhënësve për mësimdhënie nga distanca, mënyra e dorëzimit të detyrave, leximit dhe angazhimit të nxënësve, zbatimi i mundësisë së shkollimit nga shtëpia, por edhe monitorimi dhe vlerësimi i këtij procesi.

Image may contain: text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka shprehur shqetësimin në lidhje…