LV-ja: Ndriçimi ‘smart’, i dëmshëm për buxhetin e Prishtinës

28 prill 2024 | 13:47

Koordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Brovina, ka folur të dielën rreth tenderit që ka hapur Komuna e Prishtinës në muajin prill, e  që bëhet fjalë për ndriçimin “smart”.

Brovina e ka quajtur këtë si keqpërdorim të radhës dhe dëm për buxhetin e Prishtinës.

“Analizat tona tregojnë për një keqpërdorim të radhës i cili do të ndodhë me tenderin që planifikon të hapet nga komuna e Prishtinës. Pra është një vazhdimësi e proceseve dhe aktiviteteve të kontratave të dëmshme dhe keqpërdorimeve në vazhdim, të parasë publike që ka ndodhur dhe po ndodh nga Komuna e Prishtinës dhe kryetari Rama”.

“Pra kemi të bëjmë me një kontratë për prokurim nga komuna e Prishtinës. Emërimi i këtij njoftimi për kontratën është programi për ofrimin e shërbimeve të energjisë për ulje të shpenzimeve financiare, ose thjesht me ndriçim smart. Vlera e këtij është 10 milionë euro dhe është kornizë-kontratë me kohëzgjatje prej tri viteve”, ka thënë Brovina në një konferencë për medie.

Sipas tij, ky tender është i dëmshëm për buxhetin e Komunës së Prishtinës.

“Ne mendojmë se ky shkel transparencën dhe në opinion shfaqet si emërtim tjetër, shërbim e jo punë, pra e kufizon pjesëmarrjen e operatorëve ekonomik në këtë tender”.

“Nga analizat mendojmë se ky tender shkon në dëm të buxhetit të Prishtinës”, ka thënë Brovina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkrimtari Ymer Elshani me iniciativë të vajzës Teuta Elshanit po…