LV-ja publikon videon e radhës, përmend terminalet private të lidhura me politikën

10 tetor 2022 | 12:37

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar videon e radhës, përmes së cilës ka përmendur përfitimin e disa prej ish-pushtetarëve e deputetëve nga disa terminale doganore  në Kosovë.

Partia e kryeministrit Albin Kurti ka theksuar se në Kosovë shumica e terminaleve kanë qenë në pronësi private dhe të lidhura ngushtë me politikën.

Sipas kësaj partie, 37 milionë euro i kanë përvetësuar për 1 vjet vetëm 10 prej terminaleve.

“Terminali i Kosovës në Portin e Durrësit me kapacitete të plota filloi punën këtë javë çka e bën të mundur që ekonomia jonë për eksporte dhe importe tashmë ka qasje në det dhe tregje globale. Por në Republikën e Kosovës terminalet në çdo cep të saj kanë qenë në pronësi private të lidhura ngushtë me politikën. 37 milionë euro i kanë përvetësuar për 1 vjet vetëm prej 10 terminaleve. 370 milionë euro për 10 vjet prej këtyre terminaleve. Ndërkaq tash qeveria Kurti ka filluar kthimin e terminaleve në shtet prej nga do të përfitojë Republika.  Drejtësia. Shteti. Publikja. Shoqërorja. Të gjitha mbi sloganin e vjetër familja, prona, shteti”, është thënë në mbishkrimin e videos të publikuar në “Facebook” nga Vetëvendosje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e…