Lyoni rrëmben Boatengun

31 gusht 2021 | 22:10

Jerome Boateng mbylli aventurën prej një dekade me Bayern Munchen dhe gjatë kësaj vere ishte në bisedime me disa klube për të vazhduar karrierën e tij.

Bayerni i kishte hapur dyert e ambienteve sportive, por nuk i siguronte kontratë. Mes ofertave të shumta, ajo e Olympique Lyon e ka bindur ish-kampionin e botës.

Gazetari Fabrizio Romano bën me dije se mbrojtësi ka arritur akordin financiar dhe ka mbyllur me sukses vizitat mjekësore. Në orët në vijim do vijë zyrtarizimi.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ish-ambasadori i Kosovës në Çeki, Arbër Vllahiu, ka thënë se…