Machin, trajner i ri i Espanyolit

08 tetor 2019 | 15:07

Pablo Machin është trajner i ri i Espanyolit, pasi këtë e ka konfirmuar të martën ekipi nga La Liga.

Machin në postin e trajnerit te Espanyoli ka zëvendësuar të shkarkuarin David Gallego për shkak të rezultateve të dobëta. Ai ka firmosur kontratë me Espanyolin deri në fund të këtij edicioni, me mundësi vazhdimi edhe për dy vite tjera.

“Pablo Machin është trajneri i ri i ekipit tonë pas largimit të David Gallegos”, ka njoftuar skuadra e Espanyolit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ernest Gjoka do të jetë trajneri i ri i Shkëndijës…