Macroni në Paris mban takim vetëm me Thaçin dhe Vuçiqin

12 nëntor 13:40

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të zhvillojë sot takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në kuadër të Forumit të Paqes në Paris.

Ky takim do të jetë trepalësh, pasi pjesë e tij do të jetë edhe presidenti i Francës Emmanuel Macron,  dhe këtë e ka konfirmuar për “klankosova.tv” Zyra për Medie e Presidencës së Kosovës.

“Po, në margjina të Forumit të Paqes në Paris, me ftesë të presidentit Macron, tash në orën 12:45 do të mbahet një takim trepalësh në mes të presidentit Macron, presidentit Thaçi dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq”, ka njoftuar kjo zyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Skenderajt ka bërë me dije se kanë filluar…