Presidentja Shiroka Pula priti në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Turqisë në Kosovë

12 nëntor 2026 | 15:26

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Turqisë, Babür Hızlan.

Presidentja Shiroka Pula, ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Kosovës, duke vlerësuar kontributin e saj në kuadër të KFOR-it, si dhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Ajo ka theksuar rëndësinë e partneritetit ndërmjet dy vendeve dhe përshëndeti nisjen e punimeve për ndërtimin e fabrikës së municioneve në Jahoc të Gjakovës, në bashkëpunim me kompaninë turke MKE, si një hap të rëndësishëm në zhvillimin e kapaciteteve vendore të mbrojtjes.

Presidentja ka vlerësuar gjithashtu mbështetjen e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, veçanërisht në NATO. Në këtë kontekst, presidentja Shiroka Pula ka theksuar nevojën për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e eksporteve kosovare dhe nxitjen e investimeve turke në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ernes Spahija shpall të pavlefshme dëftesën e kl. 6, 7…