Madonna blen shtëpinë e The Weeknd

22 prill 2021 | 11:39

Pas rikthimit në Los Angeles, këngëtarja Madonna, ka riblerë shtëpi në zonën e VIP-ave, Hidden Hills ku kanë prona disa nga motrat Kardashian, Drake e të tjerë yje.

Zgjedhja e Madonnës ka qenë një vilë prej 4 000 metra katrorë dhe gjysmë hektari kopësht dhe nuk ra në sy vetëm për rikthimin në zonën më të shtrenjtë të Los Angeles, por për faktin që bleu shtëpinë e The Weeknd.

Nga 25 milionë dollarë që ishte vlera e vilës, këngëtarja e bleu për 19.3 milionë dollarë. Vila përbëhet nga 9 dhoma, një suitë e madhe, 10 tualete, Spa, palestër që kthehet në disko, piano dhe arredim modern.

Ylli i hitit “Material Girl” gjithashtu ka prona në qytete të tjera të botës si Londër, New York, Sintra dhe Tel-Aviv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Republika e Çekisë i ka dhënë ultimatum Rusisë që të…