Majlinda kualifikohet në finale

24 tetor 2019 | 14:51

Majlinda Kelmendi (-52 kg) ka siguruar medalje në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Heroina e Kosovës mposhti në gjysmëfinale Chelsie Giles të Britanisë së Madhe, ndërsa në finale takohet me Odette Giuffridan e Italisë. Pikërisht Giuffridan e kishte mposhtur në finalen e Lojërave Olimpike “Rio 2016”.

I urojmë fat dhe suksese Majlindës në finalen që zhvillohet pas orës 15:00.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora do të…