Majlinda në gjysmëfinale të Grand Slamit në Abu Dhabi

24 tetor 2019 | 13:29

Tri fitore rresht me Ippon të Majlinda Kelmendit, e cila është në rrugë të mirë për të fituar medalje në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kampionia Olimpike ndodhet në gjysmëfinale të kategorisë -52 kg, ku do të takohet me Chelsie Gilles (Britani e Madhe). Majlinda mposhti garueset Fofana (Bregu i Fildishtë), Kazyulina (Kazakistan), Park (Kore e Jugut). Nora Gjakova shënoi një fitore dhe u ndalë në rrethin e tretë nga Hyo Son (Kore e Veriut).

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania energjetike KEDS, Javën Evropiane për Siguri dhe Shëndetësi në…