Maldini: Duam ta blejmë Bakayokon

13 prill 2019 | 13:37

Paolo Maldini e ka konfirmuar se Milani ka plan ta blejë Tiemoue Bakayokon përfundimisht nga Chelsea.

Mesfushori francez u bashkua me Milanin nga anglezët si huazim dhe në fillimet e tij kishte vështirësi. Ish-ylli i Monacos tani e ka treguar
vetën me fanellën e Rossonerëve dhe Maldini tregon që duan ta blejnë.

“Bakayoko ka treguar karakter të madh. Ai nuk e nisi mirë dhe iu desh të adaptohet në një situatë krejtësisht të re. Jemi super të lumtur me të dhe duam që ta mbajmë. Do të varet nga Financial Fair Play dhe pozicioni final në kampionat. Kualifikimi për në Ligën e Kampionëve do të ketë rol në blerje, por edhe në atmosferën në skuadër”, ka deklaruar Maldini.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Diego Simeone, trajneri i Atleticos së Madridit, e ka konsideruar…