Maldini u shkarkua pasi synonte zëvendësimin e Piolit me Pirlon

07 qershor 2023 | 13:54

Paolo Maldini po planifikonte një revolucion te Milani para shkarkimit të tij, duke dashur që klubi të zëvendësonte trajnerin Stefano Pioli me Andrea Pirlo, raporton “Corriere dello Sport”.

Drejtori teknik 54-vjeçar u shkarkua nga pronari Gerry Cardinale të hënën pas një takimi të shkurtër por të tensionuar. Së bashku me Maldinin nga klubi është larguar edhe bashkëpunëtori i tij Frederic Massara.

Maldini dhe Massara luajtën një rol vendimtar në rikthimin e Milanit në majat e futbollit italian, duke sjellë figura të rëndësishme si Mike Maignan, Rafael Leao dhe Theo Hernandez. Largimet e dyshes e kanë futur klubin në një gjendje kaosi dhe kanë shkaktuar tensione mes lojtarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka paralajmëruar…