Mali i Zi sekuestron drogë dhe arreston një shtetas shqiptar 

16 nëntor 2023 | 15:19

Policia kufitare e Malit të Zi tha se ka parandaluar kontrabandën e 18 kilogramëve kokainë në vendkalimin Debeli Brijeg, në kufi me Kroacinë.

Sipas njoftimit, rreth një orë pas mesnatës së 16 nëntorit u arrestua shtetasi shqiptar A.H., 34 vjeç, që drejtonte një makinë të tipit “BMW” me targa franceze.

“Përmes kontrollit të detajuar të mjetit, në një bunker të prodhuar enkas, u gjetën dhe sekuestruan 18 pako me lëndë pluhuri të bardhë, e dyshuar si kokainë, me peshë totale rreth 18 kilogramë. Droga e sekuestruar do të jetë subjekt i një ekspertize në Qendrën e Mjekësisë Ligjore”, është thënë në njoftimin e policisë malazeze.

Sipas këtij njoftimi, me urdhër të prokurorit të shtetit, A.H. është  arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), Sami Mazreku së…