Maliqi: Shkarja e Dërgutit ka mundur t’i shërbejë dikujt që të shkaktojë përçarje

11 dhjetor 23:23

Analisti politik, Shkelzen Maliqi ka komentuar në Zona B në Klan Kosova zhvillimet e fundit në Vetëvendosje, që sipas tij, nuk janë zhvillime të reja në skenën politike kosovare.

“Ka disa modele, LDK-ja është përçarë seriozisht dhe mezi ka mbijetuar dhe ka kthyer një pjesë të elektoratit. Bërthama mbeti por këta akademikët e Dacit nuk kanë pasur shumë sukses”.

“PDK-ja me largimin e udhëheqësve të Nisma-s është dëmtuar mjaft”.

“Edita Tahiri me disa veta kur janë ndarë, kanë qenë grup i vogël që nuk kanë çuar peshë, por kur janë përplasur liderët ndodhin përçarjet”.

Por a është lufta për pushtet arsyeja e përplasjeve brenda Vetëvendosjes?

“Lufta për pushtet në çfarëdo grupi politik gjithmonë ekziston, edhe këtu, rreshtimi në Vetëvendosje se kush çfarë pozite do të ketë, ndoshta edhe Aida si njëra nga themelueset prej fillimit, ka pasur nervozë se disa ardhacakë kanë kërkuar ndonjë post, më premtues kurse ata, një pjesë janë margjinalizuar”

“Ose kanë qenë debate të brendshme rreth metodave, ajo e ka përmendur në koment se nuk është pajtuar me metodat, se situata e re ka kërkuar nga Vetëvendosja që të krijojë një demokraci të brendshme”.

“Cilat janë argumentet e brendshme ose për çka ka qenë përplasja reale nuk e dimë ende por është kjo indikative se një grupacion, si ai i Shqipërisë, që janë ideologjishikt më afër me Albin Kurtin kanë shfrytëzuar këtë shkarje të Aida Dërgutit”.

“Ky incident ka mundur t’i shërbejë dikujt që të shkaktojë përçarje”.

Maliqi ka thënë se si do të përfundojë kjo situatë e krijuar në Vetëvendosje do të varet nga autoriteti i brendshëm.

“Varet prej instancës së autoritetit, duhet ta ketë një autoritet si zgjedhen krizat e brendshme p.sh. PDK që nga fillimi nuk ka qenë unike sa është dukur nga jashtë. Hashim Thaçi ka qenë udhëheqës që ka ditur të balancojë grupacionet dhe interesat e parisë, që kanë qenë 6-7 veta që janë bërthama e partisë”.

“Më vonë janë prishur këto balance dhe edhe atje ka ndodhur largimi i Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limajt që ka dëmtuar, është parë në zgjedhjet e fundit që ka dëmtuar votën e PDK-së”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ardian Gjini, zyrtarisht ka e marrë mandatin për të qeverisur…