Malisheva deklason Llapin

15 shtator 17:59

Skuadra e Malishevës është treguar e fortë për skuadrën e Llapit, pasi e mposhti me rezultat 0-3 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Llapi pati dominim të plotë në pjesën e parë, por assesi nuk arriti të goli i epërsisë. Në pjesën e dytë Llapi luajti mirë, por një mosmarrëveshje mes lojtarëve të kësaj skuadre bëri që mysafirët të kalojnë në epërsi me golin e shënuar nga Drilon Stullqaku, në minutën e 58-të. Dy minuta me vonë i njëjti futbollist realizoi edhe golin e dytë. Në minutat shtesë, Malisheva realizoi edhe golin e tretë nëpërmjet Oliverit. Pas kësaj fitore, Malisheva ka grumbulluar shtatë pikë. Llapi mbetet në kuotën e dy pikëve.

Fitore sot ka arritur edhe skuadra e Feronikelit, e cila e mposhti Dukagjinin e Klinës me rezultat minimal 1-0. Golashënues për skuadrën nga Drenasi ishte Qorri.

SUPERLIGA – Java 4

Drita – Ballkani                0-0
Llapi – Malisheva             0-3
Feronikeli – Dukagjini    1-0

Të enjten takohen:
16:00 Prishtina – Gjilani
16:00 Ulpiana – Drenica

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Ballkanit ka arritur të nxjerr një pikë nga…