Malisheva nuk ndalet, transferohen edhe Xhevdet Shabanin

13 janar 2022 | 13:40

Skuadra e Malishevës e ka transferuar futbollistin e njohur Xhevdet Shabani, i cili ditë me parë është larguar nga skuadra e Prishtinës, raporton “Epoka e re”.

Klubi i Malishevës ka transferuar në këtë afat kalimtar edhe mbrojtësit e njohur Fidan Gërbeshi dhe Labinot Ibrahimi.

“Xhevdet Shabani është një nga përforcimet e radhës në klub deri më tani. Shabani la FC Prishtinën për t’u bërë pjesë e klubit tonë për pjesën e mbetur të këtij edicioni garash. Në Superligën e Kosovës, për disa vite radhazi, Shabani ka qenë një ndër futbollistët më të spikatur të kampionatit, dhe ardhja e tij në FC Malisheva do të jetë një përvojë e veçantë për klubin tonë”, thuhet në njoftimin e FC Malisheva.

Njoftimi i plotë FC Malisheva:

Transfer i ri

Xhevdet Shabani është një nga përforcimet e radhës në klub deri më tani. Shabani la FC Prishtinën për t’u bërë pjesë e klubit tonë për pjesën e mbetur të këtij edicioni garash. Në Superligën e Kosovës, për disa vite radhazi, Shabani ka qenë një ndër futbollistët më të spikatur të kampionatit, dhe ardhja e tij në FC Malisheva do të jetë një përvojë e veçantë për klubin tonë.

Karrierën si futbollist Shabani e filloi me Lepencin e Ferizajin për të kaluar te FC Drita e më pas duke lënë kampionatin Kosovar ku u transferua te Teuta e Durrësit për sezonin 2014-2015. Pas një sezoni të mirë në Kampionatin shqiptar, Shabani nënshkroi me Feronikelin, top klubin e atëhershëm të Superligës. Luajti edhe për Besën dhe së fundmi ishte pjesë e FC Prishtinës.

Një përvojë impresive si në kampionatin kosovar e atë shqipëtar e po ashtu edhe në garat evropiane.

Superliga e Kosovës
Kategoria Superiore
Champions League
UECL Qualifiers
Superkupa e Kosovës

Të lumtur që Shabani është tashmë pjesë e klubit tonë, ne i dëshirojmë mirëseardhje dhe i urojmë fat të mirë dhe suksese, si me klubin po ashtu edhe në sferën personale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Novak Djokoviq vijon të jetë në Melburn, por prania e…