Malishevë, asnjë rast i infektuar nga rriqrat

03 korrik 2020 | 15:53

Shtabi komunal për menaxhimin e situatës endemike me ethe hemorragjike krime kongo (EHKK) në komunën e Malishevës, në mbledhjen e mbajtur të premten, e ka vlerësuar të qetë situatën me EHKK dhe nën kontroll.

Në këtë mbledhje është bërë me dije se nuk ka asnjë rast të infektuar me EHKK. Kryetari i këtij shtabi, Liridon Hoti, ka thënë se shqetësimi për mosrealizimin e repelimit të kafshëve, proces i cili në vitet e kaluara, ka luajtur rol të madh, pasi repelimi konsiderohet si një proces i cili ndërpret ciklin e rriqrave dhe bartjen e tyre nga fusha.

“Prandaj edhe njëherë kërkohet nga qeveria qendrore, që të vazhdojë projektin për repelim të kafshëve. Kur krahasohen shifrat e të pickuarve  nga rriqrat,  vitin paraprak të gjashtëmujorit të parë, në vitin 2019, kemi pasur 942 të pickuar nga rriqrat, kurse këtë vit në gjashtëmujorin e parë, kemi të pickuar 837 qytetarë”, ka thënë Hoti.

Po ashtu, sipas këtij shtabi, deri më tani, procesi i dezinsektimit të zonave endemike është duke shkuar mirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se ekipet mobile të…