Vazhdon mirëmbajtja e parkut rekreativ “Te Pishat” në Sllatinë

03 korrik 2020 | 15:52

Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se ekipet mobile të kësaj komune dhe kompania “Pastrimi” janë duke u marrë me pastrimin e hapësirave të parkut rekreativ “Te Pishat” në Sllatinë.

“Mbeturina të shumta të hedhura vend e pa vend nga qytetarët po ndikojnë në një pamje jo të mirë të këtij kompleksi shumë atraktiv dhe ndër të paktët në këtë regjion, andaj edhe kërkesa e shërbimeve përkatëse komunale është që qytetarët ti mirëmbajnë këto hapësira dhe mbeturinat ti hedhin në vendet e caktuara dhe jo në sipërfaqet e gjelbërta. Gjithashtu luten qytetarët që të mos i dëmtojnë ulëset, rekuizitat e ndryshme sportive si dhe pajisjet e lojërave për fëmijë. Bashkë ta ruajmë dhe ta mirëmbajmë ambientin!”, ka njoftuar komuna e Fushë Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Demokraci Plus përmes një komunikate për medie ka bërë me…