Malishevë, vonesa me pajisje të teksteve shkollore po i sfidon nxënësit dhe mësimdhënësit

08 shtator 2023 | 13:15

Në takimin e nëntë të rregullt të Komitetit për Komunitete në Malishevë, që drejtohej nga AmrushHelshani, i ftuar për të raportuar para anëtarëve ishte shefi i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Sabit Berisha.

Ai gjatë raportimit mes tjerash theksoi: “Edhe pse i kishim bërë mirë përgatitjet për fillimin e vitit shkollor 2023/2024, vonesa me pajisje të teksteve shkollore, po i sfidon prindërit, nxënësit, mësimdhënësit  dhe  institucionet arsimore, kjo për nivelin shkollor 1-5, kurse vështirësia tjetër është shqetësuese edhe për nivelin e nxënësve VI-IX, ku këtë vit e kanë filluar me tekste të përdorura nga nxënësit e vitit shkollor paraprak. Me punën dhe aktivizimin e shumë ekipeve të angazhuara po punojmë që sa më shpejtë ta tejkalojmë këtë situatë që lë shumë për të dëshiruar’”, ka thënë ai.

Pas mbarimit të takimit anëtarët e komitetit, vizituan një familje të komunitetit pakicë, që jeton në Malishevë, për ta ndihmuar dhe inkurajuar që fëmijët të vazhdojnë shkollimin e rregullt në këtë fillimvit shkollor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori i famshëm, Arnold Schwarzenegger, ka zbuluar së fundmi se…