Mallorca e shet Muriqin vetëm për 40 milionë euro

01 nëntor 13:17

Reprezentuesi i Kosovës në futboll, Vedat Muriqi pas paraqitjeve të shkëlqyeshme në këtë fillim-sezon e ka rritur dukshëm vlerën e kartonit të tij. Skuadra e Mallorcas ua ka bërë të qartë ndërmjetësuesve të saj se do ta shiste sulmuesin “dardan” vetëm për 40 milionë euro.

28-vjeçari i ka realizuar 6 gola nga 10 golat sa i ka shënuar krejt ekipi, më saktësisht 60 për qind të golave.

Ai madje është golashënuesi i katërt më i mirë në kampionatin spanjoll, duke i lënë prapa yjet si Benzema, Griezmann, Morata e Cavani.

Mallorca synon ta mbajë ish-futbollistin e Lazios, Rizesporit dhe Fenerbahçes për një kohë të gjatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të…