Man City marshon drejt titullit

06 maj 2023 | 18:23

Manchester City ka marrë një fitore tjetër në Premier Ligë.

Ata fituan 2:1 ndaj Leedsit.

Të dy golat e këtij takimi u shënuan nga Ilkay Gundogan.

Fillimisht në minutën e 19’ realizoi turku me pasaportë gjermane.

Më pas në minutën e 27’ shënoi golin e dytë tejet të bukur.

Leedsi në anën tjetër nuk ishin aspak të rrezikshëm për kampionin në fuqi në pjesën e parë.

Në 45 minutat e dytë Gundogan humbi penalltinë.

Kurse ngushtoi epërsinë Rodrigo, i cili shënoi për 2:1 në minutën e 85’.

Me këtë fitore Man City mban vendin e parë me 82 pikë, kurse Leedsi qëndron në vendin e 17 me 30 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat e sigurisë në Nish të Serbisë kanë arrestuar një…