Man City refuzon mundësinë për të nënshkruar me Neymarin

19 korrik 2022 | 16:14

Ylli brazilian, Neymar JR vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga skuadra e Paris Saint-Germain (PSG).

Lojtari nuk është pro një largimi nga Parisi, megjithatë spekulimet vazhdojnë ta çojnë atë nëpër vende të ndryshme.

“L’Equipe” së fundmi ka raportuar se PSG-ja i kanë ofruar Neymarin skuadrës së Manchester City.

“Citizens” gjithsesi kanë refuzuar edhe opsionin që t’i nisin negociatat. Një nga arsyet ka të bëjë me faktin që PSG-ja ka kërkuar që në negociata të përfshihej edhe mundësia për kalimin e Bernardo Silva te PSG-ja.

Kampionët e Premier League duket se nuk duan të prishin balancet dhe kiminë brenda fondit të lojtarëve. Mbetet të shihet nëse PSG-ja do të shqyrtojë ndonjë alternativë tjetër për Neymarin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë shfaqur 842…