Man United ndan pikët me Leedsin

08 shkurt 2023 | 23:30

Manchester United dhe Leeds United kanë ndarë pikët në ndeshjen e mbetur të xhiros së 8-të në Premierligë.

“Djajtë e Kuq” barazuan 2:2 në një ndeshje dramatike kundër Leeds United në stadiumin “Old Trafford”, shkruan Demokracia.com.

Baraspesha zgjati deri në sekondën e 58-të kur Gnonto ndëshkoi Man United duke i dhënë epërsinë mysafirëve.

Me të nisur pjesa e dytë, “Djajtë e Kuq” përjetuan edhe një “dush të ftohtë” kur Varane shënoi autogol, ndërkohë që epërsia e Leeds u dyfishua.

Marcus Rashford e ktheu Man United në lojë me golin e parë në minutën e 62-të.

Stadiumi “shpërtheu” kur kishin mbetur edhe 20 minuta drejt fundit me Jadon Sanchon që barazoi rezultatin.

Nikoqirët tentuan golin e fitores në minutat në vazhdim, por që gola më nuk pati.

Të besuarit e trajnerit Erik ten Hag pozicionohen në vendin e tretë me 43 pikë, shtatë më pak se Arsenali lider, me këta të fundit që kanë dy ndeshje më pak.

Leeds United renditet në pozitën e 16-të me 19 pikë të grumbulluara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i të vrarëve në Turqi dhe Siri është rritur…