Manaj largohet nga Spezia, kthehet te Barcelona

17 qershor 2022 | 14:57

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj, ka mbyllur aventurën e tij me Spezian, duke u kthyer sërish te Barcelona.

Klubi italian insistoi me ngulm që të merrte shërbimet e shqiptarit, por rroga e Manajt ishte problem dhe kështu bëri që ai të kthehej në Katalunjë.

Me anë të një fotoje të postuar në “Instagram”, Manaj shkruan: “Faleminderit të gjithëve dhe paçi fat. Faleminderit gjithashtu të gjithë fansave që e kanë bërë këtë qytet magjik”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në dokumentarin e saj, Jennifer Lopez, ka folur edhe për…