Manaj shënon tjetër gol në fitoren e Sivassporit

25 shkurt 2024 | 16:56

Pas barazimit me Hataysporin javën e kaluar, Sivasspori është rikthyer te fitorja në Superligën e Turqisë.

Sivasspori triumfoi sot me rezultatin 4:1 ndaj Pendiksporit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të. As në këtë ndeshje nuk mungoi kontributi i Manajt për skuadrën e tij.

Sulmuesi shqiptar ishte autor i golit të tretë të ndeshjes, të shënuar në minutën e 69-të.

Për 27-vjeçarin ishte ky goli i tij i 14-të i këtij sezoni në elitën e futbollit turk. Lushnjari ishte titullar dhe kompletoi një tjetër paraqitje të plotë me fanellën e Sivassporit. Ai numëron tani 23 parqitje në Superligën turke.

Sivasspori pas kësaj fitore ka 37 pikë dhe tani renditet i gjashti në tabelë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk ka “asnjë alternativë” veçse të fitojmë luftën e Ukrainës…